Kina godet produktet e qumështit evropian, tarifa deri në 42.7% për importet nga BE Dy agjencitë të fuqishme të vlerësimit të riskut, Moody`s dhe Fitch i kanë ardhur në ndihmë Italisë me deklaratat e tyre, e para se vendi do të shpëtojë brenda 2013-ës, e dyta se qeveria Monti përcjell besueshmëri.
Pas goditjeve të rënda që i dhanë muajt e kaluar fqinjit të përtej Adriatikut, tani institucionet prestigjoze të rating-ut janë duke lëshuar sinjale pozitive për Romen.
Moody`s ka vendosur të skicojë një panoramë më pak të zymtë për Italinë, përsa kohë premton të zbatojë me përpikmëri detyrat e saj. Për agjensinë me seli në Nju Jork, kriza europiane e borxhit është vetëm në mes të rrugës për vende si Irlanda e Greqia, që me të gjitha gjasat nuk do ta përfundojë programin e tyre të ripërtëritjes përpara 2016-ës, ndërsa Italia, Spanja e Portugalia mund të dalin nga vorbulla e borxhit brenda vitit të ardhshëm, nëse do t’i aplikojnë sic duhet reformat e adoptuara deri më tani.
Fitch pajtohet me këtë mendim të kolegëve, duke dhënë vlerësime të ngjashme mbi vendet e zonës së Euros dhe mënyrës se si përparojnë ata në rrugën e rimëkëmbjes. Në një intervistë dhënë për Bloomberg, drejtori operativ i rating-ut, David Riley, rezervoi një gjykim pozitiv edhe për kryeministrin italian Mario Monti.
Qeveria e tij gëzon shumë besueshmëri, tha Riley, që shtoi se kreu i ekzekutivit italian duhet të bëjë sa më parë progres për të krijuar ndjesinë e “dritës në fund të tunelit”.
Gjermania kërkon ndërkohë nga Athina kursime të tjera për shpëtimin nga kriza. Ministri i Jashtëm Guido Westervelle u shpreh kundër një zbutjeje substanciale të paketës së reformave për Greqinë e zhytur në borxhe. Qeveria gjermane mendon se kjo nuk është e mundur, tha Ëesterëelle pas një takimi me homologun e tij grek, Dimitris Avramopulos në Berlin.
Qeveria gjermane dëshiron që Greqia të mbetet në Eurozonë dhe të punojë për këtë qëllim, por çelësin e ka në dorë Athina, ka deklaruar shefi i diplomacisë gjermane.
Top Channel