Konflikti me minatorët

21/08/2012 00:00

Drejtuesit e kompanisë ACR kanë sqaruar në një dalje para mediave konfliktin e lindur së fundmi në zonën D në minierën e Bulqizës.

Sipas ACR, ky konflikt ka lindur pasi nënkotraktori turk, Tur Alb, nuk ka respektuar detyrimet kontraktuale të marrëveshjes, duke çuar në ndërprerjen e punës dhe protestën e minatorëve.

Drejtori i përgjithshëm i ACR, Roman Lurf, tha të martën se kompania është e gatshme të rifillojë punën në këtë zonë menjëherë sapo të marrë lejen nga agjencia kombëtare e burimeve natyrore.

Sipas tij, deri në marrjen e lejes për rifillimin e punimeve do të shikohet mundësia për t’i punësuar këta punonjës në projektet e tjera minerare që kompania ka në zonën e Bulqizës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB