Ish-shefi i Shërbimit Sekret Ushtarak, Ylli Zyla, është prezantuar mëngjesin e së hënës si komandant i ri i Policisë Ushtarake.
Zyla u përfshi në një sërë akuzash nga opozita shqiptare për afera të paligjshme në shitjen e armëve. Akuza kryesore e opozitës ndaj tij ka qenë konflikti i interesit.
Sipas akuzave, bashkëshortja e tij ishte bashkëaksionere në dy kompani të licensuara në Ministrinë e Mbrojtjes për të eksportuar armatime. Akuza për të cilat Zyla dha edhe dorëheqjen më vonë.
Pas largimit të tij nga kjo detyrë, Ministria e Mbrojtjes u përfshi nga një tjetër akuzë e opozitës, ajo për përgjim të saj dhe blerje të aparaturave disa milionë euro në funksion të këtyre përgjimeve.
Ndërkohë që opozita është në pritje të fillimit të mbikqyrjes parlamentare në këtë ministri, kreu i saj Arben Imami e ka emëruar Zylën si shefin e Policise Ushtarake.
Top Channel