Vapa pushton Europën

20/08/2012 00:00

Temperatura përvëluese kanë përfshirë Europën, pasojë e një fronti të nxehtë afrikan nga Saharaja. Kryeqyteti francez ka marrë stafetën e vapës nga jugu i vendit, i njohur deri më tani për verat e gjata e të nxehta, duke u u përballur me temperatura të pazakonta për mesin e gushtit.

Termometri në Paris shënoi të dielën 39 gradë. Autoritetet thonë se bëhet fjalë për një valë të vonuar të nxehti, sic e quajtën ata, e cila i ka detyruar të aktivizojnë nivelin portokalli të alarmit për zonat qendrore të vendit.

Rekordin e të nxehtit në rang vendi nuk e shënoi Parisi, por rajoni Indre, ku një ditë më parë u regjistruan temperatura në nivelin 42,3 gradë celsius. Meteo France njoftoi se vala e të nxehtit që do të zgjasë e pakta deri të dielën, ka për të qenë më pak e ashpër se ajo e verës 2003, kur 14.800 vetë humbën jetën në Francë për shkak të problemeve shëndetësore të lidhura me vapën mbytëse.

Temperaturat e larta po mundojnë dhe Gjermaninë, ky vera hyri pak me vonesë, por  pastaj nuk pati më të ndalur. 36 gradë shënoi termometri në Bruksel, ndërsa media britanike pretendon se Mbretëria e Bashkuara u shkri këtë fundjavë nga temperatura më të larta se ato të ishujve karaibe. Rekordin megjithatë vazhdon ta mbajë Gjermania, me mbi 40 gradë celsius të shënuara në pjesë të ndryshme të vendit.

Përdorimi i energjisë elektrike është në kulmin e tij, me kondicionerët dhe ventilatorët që nuk reshtin se punuari. Fronti i nxehtë i ardhur nga shkretetira e Saharasë, pritet

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta