Tenis, Federer fiton turneun e Sinsinatit

20/08/2012 00:00

Roger Federer ka fituar turneun Masters 1000 të Sinsinatit duke mundur në finale serbin Novak Djokovic.

Rezultati final i takimit: 2-0 (6-0 dhe 7-6).

Me këtë triumf, tenisti zviceran numëron 6 turne të fituara dhe një medalje argjendi në Olimpiadë vetëm gjatë vitit 2012.

Federer tashmë ka barazuar edhe Rafael Nadal me 21 turne Masters 1000 të fituara në karrierë. Të vetmet turne Masters 1000 që nuk ka fituar janë ato të Montekarlos dhe Romës, ku Nadal është i pathyeshëm në fushat me dhe’.

Top Channel