Rusi, gjueti anëtareve të tjera të Pussy Riot

20/08/2012 18:20

Policia ruse është në kërkim të anëtareve të tjera të grupit punk, Pussy Riot. Bëhet fjalë për dy vajza të tjera që kanë marrë pjesë në “meshën” anti-Putin në katedralen më të madhe të Moskës.

Lajmin e bën të ditur agjencia “Ria Novosti”. “Hetimi penal është në zhvillim dhe kërkimet po vazhdojnë”, ka deklaruar një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme ruse për agjencinë.

Ndërkohë, autoritetet mund t’u heqin fëmijët dy anëtareve të grupit që javën e kaluar u dënua me dy vjet burg për akte huliganizmi ndaj kishës.

Bëhet fjalë për Nadezhda Tolokonnikova, 22 vjeç dhe Maria Alyokhina, 24, të cilat po përpiqen të arrijnë një marrëveshje për t’u ndaluar operatorëve sociale që t’u marrin dy fëmijët nga familjet.

“Si masë, kemi përgatitur të gjitha dokumentet e nevojshme për të pasur kujdesin e fëmijëve të dy vajzave”, ka deklaruar avokati Mark Feigin për “Sunday Times”.

Tre anëtaret e Pussy Riot, kundër dënimit të të cilave protestuan SHBA dhe BE, do ta shlyejnë dënimin e tyre në një burg të sigurisë së lartë, pranë krimineleve që kanë kryer krime të rënda.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA