Panariti në Kinë

20/08/2012 00:00

Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Panariti ka nisur një vizitë në Republikën Popullore të Kinës, ku është pritur nga zëvendëskryeministri kinez Li Keqiang.

Ministri Panariti shprehu falënderimin për ndihmën dhe asistencën që Kina i ka dhënë dhe i jep Shqipërisë në drejtim të zhvillimit ekonomik.

Gjatë bisedës ministri Panariti u ndal në mundësitë e mëdha që ofron Shqipëria për bashkëpunim në fushën ekonomike, por dhe në fusha të tjera si kulturë, arsim, etj.

Nga ana e tij, Keqiang tha se Kina e Shqipëria duhet të zhvillojnë me përparësi marrëdhëniet në të gjitha fushat dhe në mënyrë të veçantë ato në ekonomi, duke shtuar se qeveria kineze do të tregojë kujdes, duke krijuar më shumë lehtësi për kompanitë dhe produktet shqiptare.

Ai u shpreh gjithashtu se, qeveria kineze në të njëjtën kohë do të përkrahë kompanitë kineze të njohura, që të shfrytëzojnë të gjitha potencialet që ofron aktualisht ekonomia shqiptare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB