
Antonio Cassano tek Interi dhe Giampaolo Pazzini tek Milani. Në orët e mbrëmjes së të hënës përfundoi takimi mes drejtuesve të lartë të dy klubeve të Milanos.
Fillimisht u takua administratori i deleguar i Milanit me presidentin e Interit Massimo Moratti. Ky takim u pasua nga Ghelfi-Branca për zikaltërit dhe Galliani-Braida për kuqezinjtë. Kjo të lë të mendosh se është diskutuar për detajet e shkëmbimit.
Mediat italiane flasin për një marrëveshje të arritur mbi të cilën mungojnë vetëm detajet dytësore që nuk mund të prishin shkëmbimin nisur dhe nga optimizmi i drejtuesit të të dyja klubeve në fund të takimeve.
Nuk dihet nëse Milani ka rënë dakort që për të siguruar shërbimet e Pazzinit të heqë dorë nga Cassano dhe të derdhë në arkat e klubit Interit një shumë të caktuar parash, ashtu sikundër kërkojnë zikaltërit. (mësohet se Milani ofron 7, ndërsa Interi kërkon 10 milion euro + Cassano-n)
Pavarësisht se nga rezultati i takimeve të drejtuesve të gjithë dolën të qeshur e optimistë, Milani është përgatitur edhe për skenarin më të keq. Nëse dështon me pistën Pazzini, kuqezinjtë kanë gati një ofertë konkrete për Juventusin për të siguruar shërbimet e Quagliarella-s. Sulmuesi bardhezi është gati të kalojë tek kuqezinjtë nisur dhe nga mungesa e aktivizimit tek torinezët, ku edhe sezonin e kaluar ishte një lojtar rezervë.
Top Channel