Kinë, Gu Kailai i shpëton dënimit me vdekje

20/08/2012 08:00

Gu Kailai, gruaja e ish-sekretarit të partisë Chongqing, Bo Xilai, është dënuar me vdekje për vrasjen e biznesmenit britanik Neil Heywood.

Por, dënimi i dhënë nga një gjykatë në Kinë parashikon që ekzekutimi të shtyhet pas dy vitesh, gjatë të cilave Gu Kailai duhet të sillet mirë.

Në këto raste, dënimi shndërrohet në burgim të përjetshëm në shtetin kinez.

Gu Kailai ka helmuar britanikun Neil Heywood në nëntor të vitit 2011. Shërbëtori i Gu-së, Zhang Xiaojun, është dënuar me nëntë vite burg për bashkëpunim në vrasje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA