Kina godet produktet e qumështit evropian, tarifa deri në 42.7% për importet nga BE Bundesbank ka sulmuar Bankën Qendrore Europiane duke i thënë “jo” blerjes së bonove të vendeve në vështirësi. Në buletinin e gushtit, Banka Qendrore e Gjermanisë mbetet kritike ndaj programit të Mario Draghit kundër përhapjes së krizës dhe thekson se cdo masë që bart në vetvete ndarjen e rreziqeve të shlyeshmërisë mes vendeve të Eurozonës, duhet zgjidhur në rang qeverish, e jo nga selia e BQE-së, Eurotower.
Edhe pse është shfaqur prej kohësh si kundërshtare e blerjes së bonove të thesarit, kjo është hera e parë që Bundesbank përmend hapur rrezikun e qendrueshmërisë.
Deklarata e Mario Draghit në korrik se për të shpëtuar Euron do të përdorë të gjitha mjetet që disponon institucioni financiar i drejtuar prej tij, ripërtëriu shpresat e investitorëve dhe brenda një kohe të shkurtër, bursat patën fitime.
Ideja është se blerja e bonove të thesarit të vendeve në krizë do të hidhte sërish para në qarkullim. Por pas pritshmërive të mëdha që ngjallën premtimet e tij, Draghit tani i duhet t’i vërë ato në zbatim, ndërsa Gjermania vazhdon të mbetet pengesë.
Blerja e bonove, thuhet në publikimin e përmuajshëm të bankës, nuk e përjashton mundësinë që shtetet me probleme të Eurozonës të shkojnë drejt falimentit pavarësisht përpjekjeve të BQE-së për të krijuar rreth tyre një mur mbrojtës.
Edhe pse ndodhet në mesin e krizës së ndezur të borxheve në Eurozonë, vetë Gjermania ka qenë në gjendje të shënojë sërish rritje nga të ardhurat tatimore. Nga janari deri në korrik të 2012-ës një total prej 311.4 miliardë eurosh (384.1 miliardë dollarë) hynë në arkën e shtetit, 5 % më tepër nga niveli i arritur në të njëjtën periudhë kohe të një viti më parë.
Top Channel