Birmania zhduk censurën ndaj mediave

20/08/2012 09:30

Censura ndaj mediave është zhdukur zyrtarisht në Birmani nga dita e hënë.

Lajmin e bën të ditur Ministria e Informacionit pasi ka eliminuar kufizimet e fundit ndaj publikimeve të karakterit politik dhe fetar.

Shteti birmanez ka kontrolluar rreptësisht mediat vitet e fundit, por qeveria e re nisi të hiqte kufizimet ndaj tyre që kur mori pushtetin vitin e kaluar.

“Censura ka nisur në 6 gusht të vitit 1964 dhe tashmë, pas 48 vitesh e dy javësh, ka përfunduar zyrtarisht”, theksoi Tint Swe, shefi i Departamentit të Regjistrimit të Shtypit, për AFP-në.

Një botues që dëshironte të mbetej anonim, theksoi: “Kjo është një ditë e madhe për të gjithë gazetarët në Birmani, të cilët kanë punuar në kushte shumë të vështira për vite me radhë.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA