Dani Pedrosa me Honda fitoi garën për cmimin e madh të Indianapolisit në MotoGP duke ngushtuar edhe më tej diferencën për kryesuesin e kampionatit botëror, Jorge Lorenzo.
Pedrosa bëri një nisje të mirë të garës duke u vënë menjëherë pas Ben Spies që gjatë provave të së shtunës siguroi pole position. Por një pakujdesi në xhirot e para i kushtoi pilotit amerikan braktisjen e garës. Këtu u hap rruga e lirë për Pedrosën që të siglonte fitoren, e dyta në karrierën e tij në këtë pistë.
Lorenzo ndoqi pas duke i treguar më shumë i kujdesshëm për të përfunduar garën se sa për t’iu afruar e për të parakaluar Pedrosan. Vendi i tretë u plotësua nga Dovizioso. Rossi dhe Ducati i tij zuri vendin e shtatë, ndërsa për Stoner, edhe pse i dëmtuar, ishtë një ditë e mirë; vendi i katërt.
Pas kësaj gare, Lorenzo udhëheq klasifikimin për pilotë me 225 pikë, ndiqet nga Pedrosa me 207 dhe Stoner me 186. MotoGP rikthehet javën e ardhshme me garën për cmimin e madh të Republikës Çeke.
Top Channel