Iran, vizitë historike e Presidentit të Egjiptit

19/08/2012 14:10

Presidenti i Egjiptit, Mohammed Mursi, do të vizitojë Iranin për t’u takuar me udhëheqës të shteteve të “paangazhuara” me vone gjate muajit, raportoi media egjiptiane te dielen.

Udhëhequr nga Jugosllavia në kohën e Luftës së Ftohtë, blloku i vendeve të paangazhuara gruponte dhjetëra shtete që nuk i përkisnin as sferes komuniste dhe as asaj perëndimore në ato dekada.

Ditët e sotme, lëvizja vazhdon të ketë një rëndësi simbolike, por ajo që bën bujë është vizita e parë e një Presidenti Egjiptian në Iran që prej Revolucionit Fetar Iranian të vitit 1979.

Një vizitë e tillë konsiderohet historike dhe ngrohja e klimës midis dy vendeve mund të shikohet me kërcënim nga ana e Izraelit.

Gjatë drejtimit 32-vjeçar të Egjiptit nga Hosni Mubarak, Kajro dhe Teherani patën një seri konfliktesh, motivuar edhe nga statusi i dy vendeve si përfaqësuesit më të mëdhenj të dy rrymave kryesore dhe në ballafaqim të muslimanizmit, degës sunite dhe asaj shiite.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA