Afrika e Jugut në zi

19/08/2012 00:00

Afrika e Jugut do të mbajë zi për një javë rresht në nder të viktimave të shkaktuara ditën e enjte pas hapjes së zjarrit nga ana e policisë ndaj qindra minatorëve që ndodheshin në protestë për paga më të mira.

Kështu njoftoi presidenti afrikano-jugor, Jacob Zuma. Zuma njoftoi gjithashtu edhe mbi ecurinë e hetimeve për të zbardhur ngjarjen e rëndë.

Të paktën 34 minatorë gjetën vdekjen pasi policia hapi zjarr ndaj tyre. Pamjet që qarkullojnë në internet janë të llahtarshme dhe aty shihet qartë se si forcat e policisë qëllojnë drejpërdrejt me armë ndaj protestuesve.

Protestuesit thonë se u qëlluan pa paralajmërim, ndërkohë që policia mbrohet duke deklaruar se dhuna ishte provokuar nga protestuesit.

Afrika e Jugut është prodhuesi i tretë më i madh në botë i platinit dhe minierat e saj në jug të vendit janë vënë në qendër të vëmendjes muajt e fundit për shkak të protestave të shpeshta të minatorëve. Në janar të këtij viti, 2 policë gjetën vdekjen në këto protesta pas përleshjeve me minatorët. Kërkesa kryesore e këtyre të fundit është 3-fishimi i pagës që aktualisht është diku tek 400 dollarë në muaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB