Superkupa e Shqipërisë

18/08/2012 20:15

Trajneri i Tiranës, Rubio Sanchez është shfaqur i lodhur, ndoshta edhe nga vapa në konferencën e fundit për shtyp para Superkupës me Skënderbeun.

Tekniku spanjoll vazhdon me stilin e tij duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve me pyetje dhe duke mos dhënë informacion.

“Do të jetë njësoj si ndeshjet e kaluara, pasi ne e njohim njëri-tjetrin. Fati i keq do të bëjë që një nga skuadrat të humbasë”, ka deklaruar Rubio.

Ndryshe nga trajneri i përgjumur, kapiteni i skuadrës Iljon Lika ka deklaruar se lojtarët dhe pesha e fanelës do të bëjnë diferencën në këtë finale, dhe jo emrat e trajnerëve.

“Ne jemi të përqendruar si ekip bashkë me stafin administrativ. Jemi stërvitur për ta bërë tonën këtë trofe”, ka thënë Lika.

Superkupa e Shqipërisë, ajo mes Tiranës dhe Skënderbeut do të luhet ditën e diel në orën 19:30 dhe do të transmetohet direkt në paketën Supersport.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA