Shqipëria në botërorin e raftingut

18/08/2012 00:00

Për herë të parë Federata Shqiptare e Rafting do të përfaqësojë vendin tonë në Kampionatin Botëror të Raftingut që do të startojë me 23 gusht në Republikën Çeke.

Në këtë botëror do të marrin pjesë 15 shtete, mes të cilave Brazili, Çekia, Serbia, Italia dhe Rusia, që do të përfaqësohen edhe me skuadra femrash.

Drejtuesit e Federatës Shqiptare kanë theksuar se pjesëmarrja në botëror i përkushtohet 100-Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Synimi kryesor i kësaj federate është organizimi i një gare ndërkombëtare në Shqipëri, gjë e cila do të zhvillojë turizmin sportiv të rafting në vendin tonë.

Kombëtarja shqiptare e rafting përbëhet nga 5 vetë, Petrit Çobo, Astrit Ziu, Zamo Spathara, Altin Revania dhe Gazmend Shehu.

Top Channel