Shkëmbim mes Kasanos dhe Pacinit?

18/08/2012 00:00

Antonio Kasano dhe Xhampaolo Pacini kanë qenë protagonistë të një sezoni
fantastik me Samdorian pak vjet më parë. Tani në skuadra të ndryshme,
dy sulmuesit italianë po bëhen protagonistë të një shkëmbimi potencial
që mund të bëjë dy futbollistët të ndërrojnë fanelat respektive, Kasano
te Inter dhe Pacini te Milani.

Skuadrat e Milanos duhet të trazojnë alternativat në sulm, pasi merkatoja aktuale dhe forma e futbollistëve në repartin ofensiv nuk është më e mira. Dhe tani, ajo që nisi si një hipotezë e cmendur, po fiksohet në mendjet e drejtuesve për t’u materializuar vërtet, para fundit të merkatos në 31 gusht.

Milan e ka dhënë edhe më parë pëlqimin për Pacinin por u desh që të rivalizonte me Juventusin për të blerë sulmuesin edhe në janar. Futbollisti është lënë jashtë planeve të Interit për sezonin që vjen, dhe agjenti ka kërkuar që të shkojë në një ekip që merr pjesë në Ligën e Kampioneve. Mbetet për t’u verifikuar vullneti i Antonio Kasanos, që nuk e ka fshehur dëshirën për t’u larguar nga Milani, edhe pse jo tek rivalët e të njëjtit qytet.

Top Channel