Nejmar lë pas zhgënjimin
18/08/2012 00:00
Futbollisti brazilian Nejmar duket se e ka lënë pas zhgënjimin për
humbjen në finalen olimpike ndaj Meksikës këtë muaj në Londër. Pas
suksesit në miqësoren ndaj Suedisë në mesjavë, talenti latin ka vazhduar
me formën e tij të mirë, duke u bërë protagonist, këtë herë me një gol
në kampionatin paulista.
Sulmuesi brazilian që konsiderohet nga shumë personalitete, si pasardhësi i Pele’, e ndihmoi Santosin për të marrë një fitore të rëndësishme ndaj skuadrës Figuerense me rezultatin 3 me 1.
Nejmar arriti që të shënojë një gol të bukur në këtë ndeshje, duke barazuar rezultatin përkohësisht, ndërsa ndihmoi edhe në 2 golat e tjerë në këtë takim që u fitua nga Santosi.
Top Channel