Arrestohen, detyronin 24-vjeçaren të prostituonte

18/08/2012 00:00

Tre persona janë arrestuar në Gjirokastër nën akuzën e shfrytëzimit për prostitucion të një 24-vjecareje.

Policia prangosi shtetasit Kasem Deçka, Arsid Logli dhe Marin Batha, përkatësisht 21, 29 dhe 20 vjeç, pasi detyronin shtetasen me iniciale D.R që të prostituonte nën kërcënimin e armëve të ftohta.

Kjo shtetase, e cila rezulton e martuar, i ka treguar bashkëshortit për kërcënimin dhe dhunën e ushtruar, e ky i fundit ka tentuar që t’i vrasë të rinjtë duke u zënë pritë. Ndërhyrja në kohë e policisë bëri të mundur parandalimin e një vrasjeje të trefishtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB