Forbes: Shqipëria, një nga 5 vendet e vetme të NATO-s që mbështesin publikisht ofensivën e SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit Prej 14 ditësh vazhdon të jetë i zhdukur 47-vjeçari Anton Prendi, nga lagjeja “ Demokracia” ne qytetin e Fushë Krujës.
Familjarët apelojne serish dhe thone se policia nuk ka bere sa duhet per kete çeshtje, duke menduar t’i drejtohen vetegjyqesise. Ne shtepine e tij vazhdon ankthi i pritjes i cili per ta eshte bere edhe me i rende sesa lajmi me i keq.
Prendi, baba i tre femijeve, është zhdukur në rrethana misterioze. Vajza, Rajmonda Prendi, tregon momentet e fundit të ndarjes me të atin, si dhe si mësoi ajo zhdukjen e tij.
“Ishte ditë e diel, ishte ora 6.30, kur pasi piu kafen ai u largua për në punë. Në orën 16.30 unë i telefononova shokëve të tij dhe ata më thanë se nuk ishte paraqitur në punë. Njoftova nënën, e cila ndodhej në Tiranë. Ajo bashkë me dajat erdhën këtu, bënë denoncimin në polici, por ende nuk dimë se ku është babai jonë”, thotë vajza.
Vëllai i Antonit, Sokol Prendi, akuzon policinë për mosinteresim për gjetjen e vëllait të tij. Ndërsa ai shprehet se heshtja e policisë, po i dërgon familjarët drejtë vetëgjygjësisë.
“Ne po presim, u bë dy javë dhe ende nuk dimë asgjë. Nuk dimë nëse ka shtet apo jo. Nëse nuk do të kemi një reagim, atëherë do të veprojmë vetë”, thotë vëllai i Antonit.
Burime të rajonit të policisë së Fushë-Krujës shprehen se pista e hakmarrjes ka rënë, pasi janë bërë të gjitha përpjekjet nga ana e tyre për gjetjen e Antonit, por që deri tani nuk është gjetur asnjë gjurmë. Edhe pse rruga që lidh banesën e Anton Prendit me punën ku ai punonte tek fabrika e tullave në Fushë-Krujë, nuk është as një kilometër larg, policia nuk ka mundur të gjejë asnjë shenjë apo të dhënë për zhdukjen e 47-vjeçarit.
Top Channel