Nadal: Nuk nxitohem për rikthimin
17/08/2012 15:55
Rafael Nadal, pas mungesës në Olimpiadë, nuk do të marrë pjesë edhe në US Open për shkak të një sëmundjeje kronike në gjurin e majtë që njihet si sindroma e Hoffa-s.
Tenisti spanjoll është shprehur se nuk do të nxitohet për rikthimin: “Gjëja më e rëndësishme tani është shërimi. Gjuri nuk është gati për një turne si US Open. Kur të kthehem dua të jem në gjendje për tu stërvitur dhe luajtur në 100% të formës.”
“Kur jam në fushë më pëlqen të sforcohem në maksimum dhe tani e ndjej që nuk mund ta bëj këtë gjë. Nuk ka rëndësi nëse humbas vendin e tretë në renditjen e përgjithshme”, shton 26-vjeçari.
Në fund, Nadal theksoi se duhen ndalesa të tilla në mënyrë që një tenist të ketë një karrierë sa më të gjatë.
Top Channel