Moto GP, Pedrosa më i shpejti në provat e lira

17/08/2012 21:50

Dani Pedrosa ka qenë më i shpejti i provave të lira të garës së Indianapolis (SHBA). Piloti spanjoll i Hondës ka lënë pas Ben Spies (Yamaha) dhe Jorge Lorenzo (Yamaha).

Spanjolli ka regjistruar kohën 1.39.783 duke qenë i vetmi pilot që ka zbritur nën 1 minutë e 40 sekonda.

Andrea Dovizioso (Yamaha) dhe Casey Stoner (Honda) kanë zënë vendin e katërt dhe të pestë respektivisht.

Nicky Hayden dhe Valentino Rossi, dy pilotët e Ducati, kanë regjistruar kohën e nëntë dhe të dhjetë më të shpejtë në këtë sesion provash të lira.

Provat zyrtare të Cmimit të Madh të Indianapolis do të zhvillohen të shtunën në orën 20.00, ndërsa gara të dielën në të njëjtën orë. Gjithçka mund ta ndiqni drejtpërdrejtë në Top Channel.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA