LA Galaxy kërkon Kaka’

17/08/2012 15:15

E ardhmja e Kaka’ mund të jetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas ‘AS’, Los Angeles Galaxy kanë zgjedhur futbollistin brazilian për të zëvendësuar David Beckham si ikonën mediatike të klubit kalifornian.

37-vjeçari Beckham e përfundon kontratën e tij me Galaxy në muajin dhjetor dhe drejtuesit e klubit amerikan kanë kontaktuar me drejtuesit madrilenë kur Reali ndodhej në Los Angeles për fazën përgatitore.

Gjithsesi, nëse Beckham e zgjat kontratën me Galaxy, blerja e Kaka’ do të shtyhej për vitin 2013.

Ndërsa të dielën, drejtuesit më të lartë të Milanit, Silvio Berlusconi dhe Adriano Galliani, do të takohen për të vendosur strategjinë e merkatos së kuqezinjve. Kaka’ është objektivi kryesor I tyre, por duhet bindur Reali i Madridit për huazimin falas të lojtarit.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA