Dani Alves: Barça është ekipi për tu mundur

17/08/2012 20:40

Dani Alves ka dalë në konferencë për shtyp dy ditë para ndeshjes së parë zyrtare të Barcelonës, ndaj Real Sociedad, takim i vlefshëm për javën e parë të kampionatit spanjoll.

Mbrojtësi i djathtë brazilian mendon se ekipi i tij është ende më i miri edhe pse sezonin e kaluar nuk fitoi asnjë titull të rëndësishëm: “Nuk është Reali skuadra për tu mundur, por vazhdon të jetë Barcelona. Ne jemi ende skuadra më e mirë në botë sepse në fanellë kemi logon e kampionëve të botës për klube deri në dhjetor.”

Gjithashtu është shprehur i qetë për të ardhmen e Barcelonës nën drejtimin e Tito Vilanovës: “Është më i përshtatshmi për të vazhduar në hapat e Guardiolës. Jemi në duar të sigurta dhe projekti ynë fitues nuk do të cënohet.”

Dani Alves, i cili gjithmonë në deklaratat e tij thumbon rivalët e Real Madrid, deklaroi se nuk është një provokues: “Unë vetëm mbroj shokët e mi dhe klubin ku luaj. Mendoj se madrilenët më shohin si provokator vetëm se nuk pranova ofertën për të luajtur me ta kur isha tek Sevilla, por ky nuk është problemi im.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA