Botërorit i 2022-shit luhet në dimër?

17/08/2012 10:20

Kur Katari u përzgjodh si vendi organizator i Botërorit të vitit 2022 në nëntor 2010, FIFA u kritikua ashpërsisht, në radhë të parë për kushtet meterologjike të vendit arab, ku temperaturat në verë arrijnë deri në kufirin e 60 gradëve celcius.

Tashmë, nga vetë organizmi më i rëndësishëm i futbollit në botë, lind ideja e zhvillimit të turneut në muajt e dimrit, në mënyrë që kushtet të jenë më të pranueshme për shumicën e skuadrave.

Në një intervistë të publikuar në të përditshmen gjermane “Tagesspiegel”, zëvendëspresidenti i FIFA-s, Ali bin Al Hussein mbrojti këtë ide. “Mendoj se është më mirë të luhet në dimër për shkak të temperaturave, por ky është gjithsesi një vendim që duhet të merret prej organizatorëve”, u shpreh Hussein.

Më parë, një “rokadë” e tillë ishte këshilluar nga vetë Beckenbaer dhe Presidenti i UEFA-s, Michel Platini.

Ky i fundit vuri në dukje se problemi i zhvillimit të një Botërori në një vend të nxehtë si Afrika e Jugut u zgjidh duke mbajtur veprimtarinë në dimër (verë për ne, dimër për hemisferën e jugut), duke bërë që temperaturat të ishin të pranueshme, madje aq sa në disa ndeshje arritën deri nën zero gradë celcius.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA