Beckenbauer: Javi Martinez? Nuk e njoh

17/08/2012 16:15

Franz Beckenbauer, Presidenti i Nderit i Bayern Munchen, ka deklaruar se klubi bavarez ka para’ mjaftueshëm për të blerë Javi Martinez edhe pse çmimi i tij prej 40 milionë eurosh do të përbënte një rekord për Bundesligën.

“Nëse Bayern vendos të blejë Javi Martinez do të thotë që e ka menduar mirë. Sigurisht që është i shtrenjtë, por 40 milionë euro nuk janë edhe aq shumë për një klub të madh”, u shpreh “Kaizeri” për televizionin gjerman ‘Sport 1’.

Beckenbauer shtoi se nuk e njeh futbollistin e kombëtares spanjolle: “Nuk e njoh këtë lojtar, por duhet të jetë i mirë nëse e kërkon Bayern.”

Cështja e blerjes së mesfushorit spanjoll të Athletic Bilbao ka pushtuar mediat sportive gjermane ditët e fundit për shkak të çmimit tepër të lartë të kërkuar nga klubi spanjoll.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA