Perime me kimikate, pjekje e rritje artificiale

16/08/2012 00:00

Perimet dhe frutat bio duket se janë zhdukur njëherë e përgjithnjë nga
tregu shqiptar. Këto produktet cilësore dhe mjaft të ushqueshme që para
viteve 90 mund t’i gjeje kudo, tashmë është shumë e vështirë t’i gjesh.

Tregu shqiptar po perballet me nje tjeter fenomen. Nje pjese e fermereve shqiptare, te cilet duan te nxjerrin sa me shpejt ne treg produktet e tyre dhe me sa me shume sasi, u injektojne bimeve pesticide, te cilat ndihmojnë që frutet te marrin ngjyrën e duhur, por jane pa shije.

“Fermat, fshatarët që prodhojnë bio janë të nominuar dhe janë shumë pak. Zgjedhja e farës është filozofi e rentablitetit të një ndërmarrje. Nëse ai zgjedh një farë me tregues të dobët, absolutisht edhe prodhimi final i tij do të jetë i dobët. Fermeri është i interesuar që të ketë produkt maksimal, duke i parë më pak të gjithë këto fenomene të tjera, deri te finalja e produktit që konsumon konsumatori”, thotë Genc Juka, drejtor i AKU-së.

Domatja eshte nje nga shembujt me konkret te ketij mashtrimi, pasi ajo merr brenda nje kohe te shkurter ngjyren e kuqe, ndersa ne brendesi eshte krejtesisht jeshile.E njejta gje ndodh edhe me shalqinin.Fermeret e shartojne me farat e kungullit, cka con ne rritjen e shpejt te tij, por nuk ka shijen e duhur.

Agjencia Kombetare e Ushqimit, po punon per perfundimin ligjor te sistemit te gjurmimit, i  cili do te ndihmoje ne identifikimin e kulturave qe shiten ne treg dhe kane permbajtje pesticide. Çdo ferme do te kete nje kod, dhe inspektoret do ta kene me te thjeshte te zbulojne burimin e produktit te modifikuar.

Shkaterrimi i cilesise se produkteve bujqesore pritet te marre nje tjeter goditje ne vitin 2013, kur merr fund nje moratiorium ndaj prodhimeve gjenetikisht te modifikuara. Ne kete kohe do te hapet nje debat per te vendosur nese do te lejohet apo jo futja e OMGJ-ve në bujqësive shqiptare.

Top Channel