Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka dekretuar 4 gjeneralë të rinj në ushtrinë shqiptare, ndërsa janë liruar nga detyra për shkak të moshës së pensionit gjeneral brigade Agim Lala.
Në dekretet e presidentit për emërimet në ushtrinë shqiptare bie në sy ajo e kreut të forcave detare, Qemal Shkurtit, i cili për shkak të kësaj detyre merr edhe gradimin gjeneral.
Për drejtimin e kësaj force, ministri i mbrojtjes, i cili është njëkohësisht edhe propozuesi, u përfshi në akuzat e opozitës për emërime pa miratimin e presidentit Topi.
Gjithashtu u dekretua edhe emërimi i gjeneral Viktor Bërdos, nga shef i forcave tokësore në zv/shef i Shtabit i Forcave të Armatosura, duke e ngritur atë njëkohësisht në gradën e gjeneral majorit.
Gjeneral-major u gradua edhe Zyber Dushku. Emrat e gjeneralëve të rinj në ushtri janë Jeronim Bazo, Syrja Gjoka, Qemal Shkurti dhe Bardhyl Hoxha.
Top Channel