Moto GP, Stoner sulmon Rossin

16/08/2012 15:30

Casey Stoner, kampioni në fuqi i Moto GP, ka sulmuar ashpër Valentino Rossin pasi ky i fundit ka lajmëruar largimin nga Ducati në përfundim të këtij sezoni.

Australiani i Hondës, i cili me motorrin italian ka fituar një titull kampion në vitin 2007, u shpreh për ‘Motorcycle News’: “Më vjen shumë keq për Ducatin. Që në momentin që shkoi aty, Rossi vetëm është qarë për motorrin, por fakti është që Hayden dhe Barbera me të njëjtin motorr janë më të shpejtë se ai. Mendoj se është penduar për ankesat e shumta. Dëgjuam shumë premtime nga Rossi se do të kishte rezultate të larta me Ducatin, por nuk pamë asgjë.”

“Më vjen keq për të gjithë ata që punojnë me motorrin sepse në dy vite nuk ka pasur asnjë përmirësim. Duket që Rossi nuk jep maksimumin e tij dhe këtë gjë e ka pranuar vetë në disa raste. Ai ka nevojë për një motor perfekt që të fitojë, kështu që nuk mund ta dimë nivelin e vërtetë të Ducatit. Teknikët po japin 100% për të ndryshuar situatën, ndërsa Rossi jo.”

Casey Stoner vazhdon shfryrjen e tij ndaj pilotit italian: “Pati thënë që do e mbyllte karrierën me Ducatin, por tani që gjërat nuk shkojnë mire, i braktisi. Është e disata herë që ai nuk e mban fjalën, por çuditërisht njerëzit vazhdojnë ta falin.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA