Moto GP, Rossi: Lorenzo, njëshi i Yamaha-s
16/08/2012 20:20
Valentino Rossi, në konferencën për shtyp para fundjavës së garës në Indianapolis, ka theksuar se kur të rikthehet tek Yamaha, piloti numër 1 i skuderisë do të jetë Jorge Lorenzo.
“Kthehem tek Yamaha, por tani gjërat kanë ndryshuar. Tani është Lorenzo numri 1. Mes meje dhe spanjollit nuk do të ketë asnjë mur që ndan bokset. Marrëdhëniet tona janë përmirësuar. Më vjen keq për Ducatin sepse nuk do punoj më me njerëz të mrekullueshëm”, theksoi piloti italian.
“Fatkeqësisht gjërat nuk ecën siç duhet. U detyrova të zgjidhja motorrin që është më kompetitivi për ato që mund të jenë dy vitet e fundit të karrierës”, shtoi nëntë herë kampioni i botës.
Top Channel