PSG insiston, gati rinovimi me Luis Enrique deri në vitin 2030
Argjentina mposhti Gjermaninë më lehtë nga cfarë ishte menduar në një miqësore luksi të zhvilluar në Frankfurt.
Ishte ylli argjentians Lionel Messi i cili do të gabonte një penallti në minutën e 32-të por që shumë shpejt do t’i rikthente emocionet e forta ndeshjes. Fillimisht Sami Khedira kthen një kros në portën e tij për t’i dhënë avantazhin Argjentinës, ndërsa më pas është vetë Messi që në hyrje të zonës do të dyfishojë me në gjuajtje të zgjuar. Mesfushori i Realit, Angel Di Maria do të shënonte një gol perfekt nga rreth 30 metra distancë, teksa gjermanët do të shkurtonin diferencat në 3-1 vetëm në minutën e 81-të me Hovedes.
Anglia nga ana e saj në një farë mënyrë ka larë hakun ndaj Italisë për eliminimin nga Europiani i fundit duke fituar 2-1 edhe pse këta të fundit kryesonin fillimisht.
Hollanda pas turpit të Euro 2012, zhgënjen sërish në takimin debutues të trajnerit Luis Van Gaal, kur u mund nga Belgjika fqinje me rezultatin 4-2 edhe pse kryesonte 1-2. Tre gola brenda 5 minutave u shembin botën nën këmbë “tulipanëve” që nuk po arrijnë të gjejnë formulën e duhur për të dalë nga situata e rëndë morale që i ka përfshirë që nga qershori.
Në një tjetër miqësore Spanja kampione e Botës dhe Europës në fuqi, ka triumfuar ndaj Puerto Rikos me rezultatin 1-2.
Brazili gjithashtu pas zhgënjimit në Lojrat Olimpike, ka kthyer fitoren, teksa ka mundur 0-3 Suedinë, ku ka rigjetur sulmuesin e Milanit, Pato i cili ka shënuar dy herë.
Top Channel