Korçë, shembet shtëpia e Republikës

16/08/2012 00:00

Në historinë e qytetit të Korçës, banesa ku u ngrit Flamuri i Republikës
së Korçës, Muzeu Historik që nga viti 1977, tashmë është rrënuar
plotësisht e aktualisht është thjesht një pirg me gurë dhe duket si faqe
e një libri historik të djegur, ku kopertina është duke u shkërmoqur
mbas flake. Dhe ky imazh ndodh, kur për vlerat e kësaj encikopedie të
gjallë historike ka mjaft interes dhe referenca.

Pikerisht ne 100-vjetorin e shpalljes se pavaresise nje tjeter monument kulture me vlera historike i zhduket qytetit te Korçes. Pas skandalit te zhdukjes se pikturave nga Fondi i Galerise se Arteve “Guri Madhi” ne Korçe nje monument kulture i kategorise se pare eshte shembur ne oret e para te mengjesit te kesaj se enjte. Rasti eshte denoncuar nga vete kryetari i Bashkise se Korces.

“Kam konstatuar me shumë shqetësim, se kjo ndërtesë është shembur gjatë natës. Nëse ka qenë për shkaqe të amortizimit apo nëse është goditur me mjete të rënda, kjo mbetet për t’u parë nga autoritetet”, thotë kryetari i Bashkisë së Korcës, Niko Peleshi.

Kjo godine, kreu funksionin e selisë qendrore te Republikes Autonome të Korçes, qe ndikoi fuqishem ne zhvillimin e levizjes patriotike ne vendin tone dhe hodhi bazat e zhvillimit kulturor perendimor. Shtepia muze është lënë në mëshirë të fatit pergjate viteve dhe pllaka qe perkujtonte diten kur patrioti i shquar Themistokli Germenji ngriti flamurin qe shpallte Korçen Republikë Autonome, nuk eshte me.

Top Channel