Irak, rikthehen sulmet me bombe

16/08/2012 19:20

Një seri shpërthimesh shkaktuan të paktën 20 viktima dhe plagosën me dhjetëra të tjerë ditën e enjte në Irak.

Shumica e bombave u vendosën në qytetin verior të Kirkukut, i përzjerë midis muslimanëve sunitë dhe shiitë, ndërsa disa shpërthime më të vogla ndodhën në periferi të kryeqytetit Bagdad.

Shumë prej sulmeve kishin vendosur nën shënjestër personelin e sigurisë.

Ndërkohë, dita me gjakderdhjen më të lartë mbahet 23 korriku me mbi 100 të vdekur në sulme të kryera në disa qytete të Irakut.

Episodet e dhunës kanë vënë në shënjestër në veçanti popullsinë shiite dhe autorësia e tyre është marrë përsipër nga Al Kaeda dhe fraksione të ndryshme sunite.

Duket se nuk ka më vend për deklaratat optimiste të bëra në vitet e fundit nga Pentagoni dhe departamente të tjera amerikane, se dhuna në Irak ka rënë ndjeshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA