Ndonëse prej më shumë se një viti flitet për një braktisje të mundshme të monedhës së përbashkët nga ana e Greqisë apo vendeve të tjera në vështirësi brenda Eurozonës, vendi i parë që mund të braktisë “anijen që fut ujë” mund të jetë një kandidat i paparashikuar… Finlanda.
Ditën e enjte, kjo hipotezë u vendos në koopertinën e revistës më të rëndësishme vendase, “Soumen Kuvelehti”, që hapi numrin e saj me titullin “Euro apo jo?”.
Brenda shkrimit lexohej se rikthimi në markat paraardhëse, monedha finlandeze përpara aderimit në euro, tashmë është një mundësi reale.
Me financa të krahasueshme për nga qëndrueshmëria me ato të Gjermanisë, me një borxh të ulët të jashtëm e publik dhe me një standart të lartë jetese, Finlanda nuk është ekzaktësisht kandidati që të gjithë presin për braktisjen e Eurozonës.
Megjithatë, angazhimi i Helsinkit ndaj Europës së Bashkuar vendoset në rrezik nga rritja e ndjeshme e ndikimit të partisë euroskeptike të Timo Soinit.
I krijuar si një grupim i papërfillshëm në vitet 1990, partia në fjalë është shndërruar në forcën e tretë politike në vend dhe në zgjedhjet e fundit fitoi një total prej 19% të votave.
Sipas sondazheve, popullariteti i euroskeptikëve është në rritje dhe në zgjedhjet e ardhshme, mund të tentojnë të formojnë një qeveri ose mund të jenë partner i domosdoshëm i çdo koalicioni qeverisës.
Dhe në programin e kësaj lëvizje politike, largimi i vendit nga Eurozona është një prej përparësive kryesore.
Top Channel