Mungesa e Rafael Nadal në US Open e shqetëson shumë zviceranin Roger Federer, i cili tha se dëmtimi që po kalon spanjolli është serioz dhe se vetë ka filluar të ketë frikë nga dëmtime të tilla.
“Nuk u habita sepse kam komunikuar me Nadalin me mesazhe dhe më kishte thënë që nuk ishte mirë”, u shpreh numri 1 i botës.
“Është një zhgënjim i madh për tifozët e tenisit. Duhen edhe 12 ditë deri sa të nisë US Open, por nëse ka hequr dorë që tani do të thotë që është diçka serioze. Kam filluar të frikësohem nga probleme të tilla. Unë shpresoj që të kthehet sa më shpejt”, shtoi tenisti zviceran.
Ndërsa serbi Novak Djokovic, deklaroi se tenisi humbet shumë pa Nadalin: “Shpresoj të rekuperohet sa më shpejt sepse ka bërë historinë në tenis.”
Rafael Nadal ka probleme me gjunjët dhe për këtë arsye u tërhoq edhe nga Lojërat Olimpike “Londër 2012”. Gjithashtu nuk ka marrë pjesë as në Masters 1000 të Torontos dhe Sinsinatit që nisën menjëherë pas Olimpiadës.
Top Channel