Bayern Munchen, shumë pranë Javi Martinez

16/08/2012 16:10

Këshilli i Mbikqyrjes i Bayern Munchen ka miratuar blerjen e Javi Martinez nga Athletic Bilbao për 40 milionë euro.

Lajmin e ka konfirmuar presidenti i klubit bavarez, Uli Hoeness. Gjithsesi, zyrtarizimi i blerjes së mesfushorit spanjoll do të vijë në ditët në vazhdim.

Këshilli i Mbikqyrjes i Bayern Munchen është një organ kontrolli që aprovon blerjet, shumat e paguara për to dhe pa lejen e tij nuk mund të realizohet asnjë operacion në merkato.

Gazeta gjermane ‘Bild’ flet për një operacion të përfunduar tashmë, por Hoeness ka theksuar se “gjërat po ecin mirë, por nuk ka ende diçka zyrtare”.

Athletic Bilbao kërkon 40 milionë euro për një nga lojtarët më të spikatur që ka në skuadër, ndërsa Bayern nuk është i gatshëm të plotësojë këtë kërkesë. Sipas ‘Bild’, vetë futbollisti spanjoll do të heqë dorë nga një pjesë e rrogës për të financuar një pjesë të shumës që kërkon klubi bask.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA