Arrest shtëpie për pronaren e agjencisë

16/08/2012 19:00

Gjykata e Tiranës vendosi arrest shtëpie për pronaren e agjencisë turistike “Pasha Holiday”, Marselinda Kortoçi, pasi braktisi 180 turistët shqiptarë në Egjipt.

Gjatë shpjegimit përpara gjykatës, Kortoçi tha se ia kishte dhënë paratë një agjencie egjiptiane e cila nuk i kishte derdhur ato në arkën e hotelit ku ishin akomoduar shqiptarët.

Sipas Kortoçit, më pas ajo kishte ripaguar për turistët shqiptarë duke humbur një shifër të konsiderueshme të hollash. Si rezultat i kësaj nuk pati mundësinë të dërgonte turistë të tjerë të cilëve u kishte marrë të holla.

Prokuroria për Kortoçin kërkoi masën e sigurisë 30 ditë në burg, por gjykata vlerësoi me masën e arrestit shtëpiak.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA