Pas Lojrave Olimpike, Rafael Nadal nuk do të mund të marrë pjesë as në Grand Slemin e “US Open” për arsye dëmtimi.
Lajmin e zyrtarizoi vetë fituesi i shtatë “Roland Garros”, i fundit në muajin maj, nëpërmjet një deklarate të publikuar pasditen e së mërkurës në rrjetin “Twitter”.
“Me keqardhje, më duhet të lajmëroj se nuk jam ende gati për të marrë pjesë në “US Open””, lajmëroi 26-vjeçari. “Falenderoj për mbështetjen të gjithë tifozët e mi, veçanërisht ata njujorkezët”.
Ajo që e po e mban të bllokuar ish-numrin një në botë është një problem me tendinat e gjurit të majtë, çka e detyroi më parë edhe që të tërhiqej nga Lojrat Olimpike, ku ishte përzgjedhur për të qenë flamurmbajtësi i Spanjës.
Për herë të fundit, spanjolli ka luajtur një ndeshje zyrtare në 28 qershor, kur u eliminua në raundin e dytë të Uimbëlldonit nga numri 100 i botës, Lukas Rosol.
Top Channel