Muamba lë futbollin

15/08/2012 00:00

Mesfushori i skuadrës së Boltonit, Fabrice Muamba njoftoi tërheqjen e tij nga futbolli i luajtur, 5 muaj pas arrestit kardiak që pësoi në fushën e blertë.

“Lënia e futbollit është shokuese për mua, por kam cfarë të falenderoj. Së pari falenderoj zotin që jam ende gjallë dhe mjekët e skuadrës së Boltonit që u përkujdesën në mënyrë të palodhur për mua”, deklaroi i përlotur para gazetarëve vetë futbollisti.

Javën e kaluar futbollisti udhëtoi drejt Belgjikës për t’u vizituar nga një kardiolog me emër me shpresën që një ditë do të rikthehej të luante për Bolton. Por pas analizave, përgjigja e marrë ishte negative.

Muamba, 24 vjec, pësoi arrest kardiak më 17 mars në ndeshjen mes Boltonit dhe Tottenham-it, ndeshje e vlefshme për FA Cup.

Top Channel