Moto GP, Lorenzo mirëpret Rossi-n

15/08/2012 09:50

Jorge Lorenzo, aktualisht kryesuesi i renditjes së përgjithshme në Moto GP, e njeh shumë mirë Valentino Rossi-n pasi me të ka kaluar dy sezone tek Yamaha, para se “Doktori” të transferohej tek Ducati.

Tani që italiani do të rikthehet tek Yamaha, Lorenzo thekson se kjo gjë “do e motivojë më shumë për vetë faktin se Rossi është një nga pilotët më të mirë në qarkullim”.

“Rikthimi i Rossi-t është një lajm shumë i mirë për Yamaha-n sepse së bashku ne kemi arritur rezultate shumë të mira. Kjo është gjëja më e rëndësishme”, shprehet spanjolli në një intervistë për ‘As’.

Në lidhje me mosmarrëveshjet që kanë pasur gjatë periudhës kur kanë qenë në të njëjtën skuderi, Lorenzo theksoi: “Rossi kërkonte të mbronte territorin. Është një reagim normal edhe pse mendoj se muri që vuri për të ndarë bokset ishte budallallëk sepse informacionet nga telemetria nuk mund t’ia fshihnim dot njëri-tjetrit. Gjithsesi e kuptoj pse e bëri, unë isha një pilot i ri që po arrija rezultate dhe ai kërkonte të mbronte statusin e tij.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA