Inter, ikën Julio Cesar, vjen De Jong

15/08/2012 12:45

Inter po punon për mbylljen e transferimit të Julio Cesar tek Tottenham Hotspur. Portieri brazilian do të largohet nga zikaltërit me kosto zero, por paratë që do të kursehen nga rroga e tij e lartë (8 milionë euro) do të përdoren për blerjen e Nigel De Jong.

Mesfushori i Manchester City është lënë i lirë nga Roberto Mancini dhe një ofertë prej 7-8 milionë eurosh mund të jetë e mjaftueshme për klubin anglez.

Mendohet se hollandezi do të nënshkruajë një kontratë 3-vjeçare me zikaltërit me 4 milionë euro në sezon.

Duke e konsideruar të zgjidhur përforcimin e mesfushës, drejtuesit e Interit po mendojnë edhe për sulmin. Largimi i mundshëm i Pazzini-t drejt Juventusit mund të fusë në negociata edhe dy sulmuesit e bardhezinjve: Fabio Quagliarella dhe Emmanuele Giaccherini.

Sipas mediave italiane, njëri nga këta lojtarë do të plotësojë sulmin e përbërë deri tani nga Milito dhe Palacio.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA