PSG insiston, gati rinovimi me Luis Enrique deri në vitin 2030
Dy yje të kombëtares franceze, Franck Ribery dhe Karim Benzema, do të përballen me një proces gjyqësor në lidhje me akuzat e marrëdhënieve seksuale me një prostitutë minorene.
Një prokuror në Paris theksoi se ata duhet të gjykohen së bashku me shtatë persona të tjerë, në skandalin e bërë publik pak përpara pjesëmarrjes së skuadrës në Botërorin e 2010-s.
Të dy futbollistët mohojnë akuzat, ndërsa prostituta e përfshirë, Zahia Dehar, ka pranuar se nuk i kishte thënë futbollistëve se ajo ishte 16 vjeç kur u njoh me ta.
Në një deklaratë, skuadra e Ribery, Bayern Munchen, ka shprehur se i jep të gjithë përkrahjen dhe mbështetin e tij futbollistit.
Avokatja e mesfushorit, Sophie Bottai, deklaroi në “Agence France Presse” se ishte e “befasuar nga vendimi i gjykatës për të nisur një proces”, sidomos pasi një gjykatës i mëparshëm nuk kishte vlerësuar provat si të mjaftueshme për të ngarkuar dy yjet e futbollit francez me akuza.
Marrëdhëniet seksuale me minorene (15-18 vjeç), dënohen në Francë si një vepër penale, deri në tre vjet heqje lirie apo një gjobë maksimale prej 45 mijë eurosh.
Përfaqësuesja ligjore e Karim Benzema, sulmuesit të Realit të Madridit, theksoi se klienti i saj ishte i pafajshëm dhe se do të jepte për këtë shpjegimet e tij përpara një gjykate.
Top Channel