Kombëtarja shqiptare e basketbollit e ka nisur me humbje aventurën e saj në eleminatoret e Europianit, “Slloveni 2013”.
Kuqezinjtë e drejtuar nga Avrami janë mundur nga përfaqësuesja zvicerane me rezultatin 56-71 në pallatin e sportit “Asllan Rusi”.
Lojtarët tanë nuk kanë arritur për asnjë moment të kryesojnë ndeshjen e cila është dominuar e gjitha nga skuadra zvicerane.
Shënuesi më i mirë për kombëtaren tonë ishte Ersid Luca me 12 pikë, ndërsa për përfaqësuesen zvicerane ishte Dushan Mlladjan me 24 pikë.
Kombëtarja shqiptare bën pjesë në grupin E së bashku me Zvicrën, Belgjikën, Poloninë dhe Finlandën. Ndeshja e ardhshme e kuqezinjte të basketbollit do të jetë me 17 gusht përballë kombëtares së Finlandës.
Top Channel