Zjarret përfshijnë Dajtin

14/08/2012 00:00

Prej dy ditësh, zjarri ka përfshirë një pjesë të malit të Priskës, në zonën e Parkut Kombëtar të Dajtit. Flakët kanë pushtuar një sipërfaqe prej katër hektarësh, ndërkohë që personeli i Emergjencave Civile po punon për izolimin e tij.

Lutfi Miftari, shef i Parkut Kombëtar të Dajtit, shprehet: “Kemi marrë masat për izolimin e vatrave. Me mjetet tona jemi munduar të bëjmë maksimumin. Na kanë ndihmuar rreth 50 forca të ushtrisë gjithashtu.”

“Zjarri është favorizuar nga era e fuqishme që ka nisur që në datën 13 e gjithashtu edhe terreni malor që e bën pothuajse të pamundur ndërhyrjen për shuarjen e flakëve. Duhet ndërhyrë nga ajri”, shton Miftari.

Shefi i Parkut Kombëtar të Dajtit i bën apel përfaqësuesve të pushtetit vendor dhe komunitetit të ndihmojnë në raste zjarresh: “Mbroni pyjet sepse janë pasuri e të gjitë banorëve. Pushteti lokal nuk ka qenë në gadishmëri sa duhet për eliminimin që në fillim të zjarrit.”

Specialistët mendojnë se zjarret janë vënë në mënyreë të qëllimtë, ndaj është shumë e rëndësishme që të merren të gjitha masat ndëshkimore ndaj autorëve pasi dëmi ekonomik dhe ambiental është shumë i madh.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta