Temperaturat e larta kanë shkaktuar fluks fëmijësh në Pediatrinë e Elbasanit. Gjatë javës, numri i të prekurve nga virozat e stinës shkon në 400-500 fëmijë.

Kryesisht ata vuajnë nga dhembjet e kokës,  temperaturë e lartë, të vjella, etj. Sipas mjekes pediatre, Liri Dyli, një pjesë e tyre shtrohen në spital pasi kanë komplikacione serioze dhe si pasojë e kësaj kanë nevojë për një mjekim më të specializuar dhe kujdes më të madh.

Por, pjesa më e madhe trajtohen në shtëpi, nën kujdesin e prindërve, duke marrë një recetë nga mjeku specialist. Moshat më të prekura janë nga 0-1 vjeç.

“Sëmundjet që ndeshen më shpesh në këtë periudhë janë çrregullimet gastrointensinale, me fëmijët që paraqiten në spital me diarre, temperaturë dhe të vjella. Më e prekur është mosha 0-1 vjeç, por edhe fëmijë më të rritur. Shkaktare janë viruset, mikrobet që favorizohen nga një temperaturë më e lartë e ambientit”.

Mjekët pediatër rekomandojnë që femijët të mbahen në ambiente të freskëta dhe t’u japin vogëlushëve sa më shumë lëngje. Gjithashtu ata këshillojnë që të vegjlit të mos ekzpozohen në diell.

Gjithashtu, specialistët u bëjnë thirrje qytetarëve se në këtë sezon ka një shtim të mikrobeve e baktereve si pasojë e temperaturave të larta, duke këshilluar që ata këshillojnë të jenë të kujdesshëm në aspektin higjeno-sanitar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA