Turistët, pranga pronares së agjencisë

14/08/2012 00:00

Agjentët e krimit ekonomiko-financiar arrestuan Marselina Kërtoçin, pronare e agjenisise turistike “Pasha Holiday”, për akuzat e mashtrimit, fshehje të të ardhurave dhe fshehje të falimentit.

Arrestim i 27-vjeçares u krye pas kthimit të përgjigjjes nga agjencia turistike me të cilën bashkëpunonte gruaja për dërgimin si turistë të shtetasve shqiptarë në Egjipt.

Kjo agjenci mësohet t’u ketë kthyer një përgjigje autoriteteve shqiptare ku thuhej se, agjencia “Pasha Holiday” nuk kishte kryer asnjë pagesë për akomodimin në hotel të turistëve.

Deklaratë kjo që rrëzon pretendimin e 27-vjeçares Kërtoçi, e cila kishte thënë më herët se i kishte kryer të gjitha pagesat dhe se nuk kishte asnjë dijeni se çfarë kishte ndodhur më tej.

Të paktën 180 shtetas shqiptarë u bllokuan në Egjipt në tentativë për të shkuar si turistë në Sharm el Sheik, në një kohë që bileta e paguar prej tyre ishte 600 euro çifti, bllokimi i tyre erdhi në një kohë kur agjencia zhpalli falimentin.

MPJ: Së shpejti në Shqipëri turistët e mbetur

Ministria e Punëve të Jashtme ka deklaruar se ka ndjekur me vëmendje situatën e krijuar me turistët shqiptarë të bllokuar në resortet e Sharm El Sheik, në Egjipt, si pasojë e mosrespektimit të marrëdhënieve kontraktuale nga ana e agjencisë turistike shqiptare.

“Gjatë ditëve të fundit, ministri Panariti dhe strukturat e MPJ-së janë angazhuar në mënyrë të vazhdueshme pranë institucioneve dhe agjencive shtetërore dhe jo shtetërore për të vënë në lëvizje të gjithë mekanizmat e mundshme për zgjidhjen e këtij problemi”, thuhet në një komunikatë.

Sipas njoftimit, aktualisht në Shqipëri kanë mbërritur 182 persona, ndërkohë që ata që nuk mundën të transportoheshin me avionin e vënë në dispozicion, tashmë ndodhen nën kujdesin e ambasadës shqiptare në Kajro, në pritje të rikthimit në atdhe në një kohë sa më shpejtë. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB