Pranga bashkëshortëve për kultivim kanabisi

14/08/2012 00:00

Policia e qytetit të Gjirokastrës ka arrestuar dy bashkëshortë, të akuzuar për kultivim lënde narkotike.

Burime policore lokale bëjnë të ditur se në pranga kanë përfunduar shtetasit Zenel dhe Merita Basha, e cila ishte shpallur në kërkim prej tre vitesh.

Burimet shtojnë se në oborrin e shtëpisë së tyre janë gjetur rreth 200 bimë narkotike të llojit kanabis sativa.

Vlorë, sekuestrohet 1 ton kanabis

Policia e qytetit të Vlorës sekuestroi të premten e kaluar një sasi rekord lënde narkotike të tipit kanabis sativa, që ishte fshehur në Karaburun.

Lajmin e bënë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave droga u gjet tre kilometra larg vendit të quajtur Gjiri i Shën Vasilit.

Sipas burimeve, lënda narkotike ishte bërë gati për t’u trafikuar në Itali dhe operacioni për bllokimin e saj u krye pas informacioneve të mbledhura në rrugë operative.

Të njëjtat burime shtuan më tej se në operacionin në fjalë u angazhuan agjentët e seksionit të anti-drogës si dhe operativë të reparteve speciale.

Gjashtë të arrestuar për 100 kg hashash

Muajin e kaluar policia e Tiranës gjatë një komunikimi për mediat bëri të ditura detaje shtesë të një operacioni antidrogë të zhvilluar në kryeqytet.

Sipas policisë, sasia prej 100 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar si hashash kishte si destinacion shpërndarjen në Tiranë të saj. Ndërsa u bë e ditur se ngarkesa vinte nga Lazarati.

Sektori kundër narkotikëve dhe trafiqeve në policinë e Tiranës arrestoi në flagrancë pesë shtetas për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, tre prej të cilëve nga Rresheni, dy nga Saranda dhe një tjetër nga Tirana.

Të arrestuarit ishin Arjan Kolaj, Eduart Gjonaj, Kristina Gjonaj, Fatjon Dedaj, Bardhok Arapi dhe Gjok Dedaj. Sipas policisë, bashkëpunëtore ishin edhe dy persona të tjerë, të cilët u shpallën në kërkim. Policia bëri gjithashtu të ditur se nga Drejtoria e Tiranës nisi edhe hetimin pasuror të të arrestuarve në bazë të ligjit antimafia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB