Hyrje e lodhshme në Sarandë

14/08/2012 15:20

Aksi nacional prej 1 km që pritej të lidhte gati katër vjet më parë  Urën e Gajdarit në  Vrion me Qafën e Gjashtës dhe qytetin e Sarandës, përveçse nuk është ndërtuar, por ajo ekzistuese ka degraduar plotesisht.

Rruga që  përshkohet mesatarisht çdo ditë prej rreth 2 300 mjetesh është  një  surprizë e keqe edhe për turistët që vizitojnë  për hërë të parë qytetin.

“Segmenti që ne përshkrojmë ishte shumë i vështirë, ndërsa pjesa tjetër e pranueshme. Kjo nuk është një rrugë aspak turistike e duhet rregulluar absolutisht”, u shpreh një turist, edhe ai i “torturuar” nga rruga e vështirë.

Gropat në këtë rrugë  janë  thelluar edhe më shumë prej mjeteve të rënda që e përshkojnë çdo ditë aksin. Pluhuri dhe plehrat janë imazhi paralel që shoqëron hyrjen në Sarandë përgjatë këtij aksi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA