Heronjtë e Olimpiadës

14/08/2012 00:00

Ata që morën duartrokitjet më të gjata në fjalën e mbylljes së Lojrave Olimpike të Londres ishin vullnetarët olimpikë. 70 mijë syresh, rreth 23 mijë më shumë se në Lojrat e Sindeit, dhanë një ndihmë të paçmuar për mbarëvajtjen e tyre.

Njerëz të profesioneve dhe prejardhjeve të ndryshme sociale dhe etnike, për dhjetë ditë punuan pa pagesë dhe me shpenzimet e tyre te parimbursuara.

Ata bënë gjithçka vetëm për të qenë pjesë e këtyre lojrave, duke na kujtuar të gjithëve se vlerat e vërteta njerëzore të solidaritetit dhe kontributit vullnetar për shoqërinë janë ende të fuqishme në kohët moderne.

Top Channel