Flamuri Olimpik mbërrin në Rio

14/08/2012 00:25

Flamuri zyrtar i Lojërave Olimpike ka mbërritur në qytetin brazilian të Rio de Janeiro, qyteti mikpritës i Lojërave të ardhshme.

Kryebashkiaku i Rio-s, Eduardo Paes tundi flamurin pas daljes nga avioni me zyrtarët e tjerë dhe atletët braziliane që konkurruan në Londër.

Flamuri iu dorëzua z Paes të dielën në Londër para se flaka në stadiumin olimpik të shuhej.

Ky veprim shënon fillimin zyrtar të përgatitjeve të Rio-s për Lojërat e 2016-ës.

Rio do të jetë i pari qytet amerikanojugor që do të presë Olimpiadën. Qyteti ka ende punë për ndërtimin e Parkut Olimpik e objekteve të tjera, ndërsa shumë personalitete kanë shprehur shqetësimin e tyre se sa shumë punë ka ende për t’u bërë përpara eventit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA